Kronikë

Zjarri tek ‘Sarajet’, Policia e Tiranës del me njoftim, flet edhe Veliaj

Një zjarr që ka rënë tek zona e njohur si Sarajet në zemër të Tiranës mbrëmjen e së hënës ka rezultuar se është vënë me qëllim.

Policia e Shtetit tha vetëm se “më datë 16.08.2021, rreth orës 23:40, në rrugën “Abdi Toptani”, ka rënë zjarr në një lokal, ku ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit”.

Kurse kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj pohoi se zjarri ishte vënë me qëllim e kamerat e sigurisë e kishin filmuar zjarrvënësin.

Erion Veliaj shkroi në Twitter: “Mbrëmë në orën 23:49, Policia Bashkiake pranë AMK – po, ata që sulmonte Presidenti – kanë njoftuar Sallën Operative për zjarrvënie pranë Monumentit të Kulturës njohur gjerësisht si Sarajet. Në pak minuta zjarrfikësit e Tiranës e kanë shuar zjarrin e qëllimtë në 2 vatra.

Në dallim nga shumë objekte për të cilat bëhet zhurmë pa lidhje si Lodrat tek Liqeni apo ngrehina e tallashit te TK, objekti “Sarajet” është Monument Kulture. Dje, nën stilin e Shkollës Kosova, u tentua djegia e objektit nga dritarja e pasme që pronarët të ndalojnë shpronësimin.

Kamerat e sigurisë e kanë kapur zjarrvënësin teksa largohet përballë Torre Drin, Policia eShtetit po punon për ta çuar në pranga. Por zjarrvënësit e vërtetë janë porositësit – edhe për këta nuk do të ketë mëshirë. Politikanë që ditën merakosen për Lodrat e natën, zjarrin qytetit!

Ne mesnate bisedova me Kryeministrin Edi Rama i cili ka autorizuar shpronësimin e përshpejtuar për Sarajet si një nga aktet e para të qeverisë së re. Ta harrojnë që aty do të ketë ndërtim e ta harrojnë që aty do të ketë zjarr gjer sa të bëhet shpronësimi. Nga sot ka nisur regjimi 24 orë me roje!”

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top