DURRËS
Gjykata e Durrësit ka liruar në detyrim paraqitje përgjegjësin teknik të fabrikës së tullave në Maminas që u dogj 3 ditë më parë, raporton gazetarja Klodiana Haxhiaj.

Nga zjarri humbi jetën edhe punëtori 57-vjeçar Besnik Bojaku. Përgjegjësi u arrestua fillimisht me akuzën e mosrespektimit të rregullave të mbrojtjes në punë, por duket se sot është liruar.
Në fakt fabrika ishte e re ,e sapo ndërtuar dhe ende nuk ishte vendosur në punë plotësisht. Dyshohet paraprakisht se zjarri erdhi nga një shkëndijë elektrike.
