Bota

Zjarri i madh përfshin Greqinë, errësohet Athina nga hiri dhe tymi në qiell

Një zjarr i madh ka shpërthyer të mërkurën pasdite në një zonë malore në Schinos, Korinth.

Zjarri shpërtheu në një zonë me bar dhe tashmë flakët kanë përfshirë të gjithë zonën.

” Brigada e zjarrfikësve po bën gjithçka që është e mundur për të zvogëluar zjarrin e madh , i cili për shkak të erërave perëndimore drejtohet drejt Maleve Geraneia . Deri më tani, ne nuk kemi të dhëna zyrtare mbi dëmtimin e shtëpive, shumica e të cilave janë shtëpi pushimi dhe nuk janë të banuara në këtë kohë,” është shprehur Vassilis Vathrakogiannis, zëdhënësi i Brigadës së Zjarrit.

Gjithashtu ai shtoi se deri më tani janë evakuuar si masë paraprake, vendbanimet në Schino, Mavrolimni, Mazi dhe Paraskeva si dhe dy manastire të shenjta të Agios Ioannis dhe Agia Paraskevi.

Ndërsa shumë përdorues shkruajnë në Twitter,  se tymi në atmosferë dhe hiri arriti deri në qendër të Athinës, por edhe në Pire, Nea Smyrni dhe madje Chalandri.

Ndërkohë në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë 4 avionë, 3 PLZ, 1 helikopter i ushtrisë dhe 1 helikopter koordinues, ndërsa forca tokësore u forcua dhe tani 166 zjarrfikës me 7 grupe të divizioneve të këmbësorisë dhe 54 automjete janë në terren.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top