Kronikë

Zjarret, Bashkia e Korçës bën bilancin: Gjithsej 150 ha të djegura, dëmet më të mëdha janë regjistruar në pyllin e Krushovës

Bashkia e Korçës ka bërë bilancin e sipërfaqeve të djegura nga zjarret e ditëve të fundit, në Krushovë, Gjonomadh, Leshnjë dhe Vithkuq.

Raportohet se nënkryetari i Bashkisë, Thanas Tona, ka thënë se dëmet më të mëdha janë regjistruar në pyllin e Krushovës, pasi janë përshkruar 150 ha dhe janë shkrumbuar plotësisht më shumë se 30 ha pyje.

5 ha është sipërfaqja e përshkruar nga flakët në pyllin me pisha në fshatin Gjonomadh, prej të cilave 2 ha të djegur plotësisht.

Po ashtu 2 ha është sipërfaqja e djegur plotësisht në pyllin e Manastirit të Shën Pjetrit në Vithkuq, dëmet kanë qenë të mëdha në bimësi të ulët edhe në Leshnjë.

Përsa i përket bashkisë së Pogradecit bëhet e ditur se ka një riaktivizim të vatrave të zjarrit në Mokër.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top