Kronikë

Zjarr mbi lagjen Goricë në Berat, shpëtojnë banesat muzeale

Një tjetër zjarr është regjistruar mbrëjen e djeshme në Berat. Zjarri ka rënë në  kurorën me pisha në malin Partizan,që shtrihet mbi lagjen “Goricë”.

Menjëherë pas sinjalizimit të marrë nga banorët e Goricës në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrëfikëse të Beratit, që kanë berë të mundur vënien e menjëhershme nën  kontroll të vatrës së zjarrit.

Ky zjarr shënon zjarrëvënien e dytë të qëlimshme për ditën e djeshme në Berat.

Nga ana e policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve të kësaj zjarrëvenie në kurorën me pisha në malin Partizan, që nëse nuk do të ishte kapur në kohë, do të rrezikonte seriozisht banesat muzeale të lagjes Goricë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top