Showbiz

Zhduket kryqi në videon e këngës së re, Capital T ‘para gjyqit’, sqarimi i këngëtarit: Jam ndër të parët që kam promovuar kultet fetare dhe bukuritë shqiptare, ja si qëndron e vërteta

Këngëtari i njohur dhe i dashur për publikun Trim Ademi, i njohur nga të gjithë me emrin e artit Capital T, është vendosur në një situatë të vështirë ditët e fundit, pas publikimit të këngës së re “Buzëqeshje” që realisht u prit mirë nga publiku, ashtu si çdo këngë e tij që kthehet menjëherë në hit.

Shkak është bërë një moment gjatë videoklipit i xhiruar para Katedrales në Shkodër, ku zhduket kryqi. Nëpërmjet një postimi në “Instastory”, Capital T ka sqaruar se ai nuk ka asnjë qëndrim, e madje shton se ka qenë promovues i kulteve fetare e bukurive shqiptare.

Ai nënvizoi se e gjitha është një gabim gjatë bërjes së montazhit, e zotohet që do të rregullohet. Kjo në fakt, dëshmohet edhe nga një pasazh i këngës që këngëtari ka hedhur në rrjete sociale. Kryqi aty është i dukshëm, por në “Youtube” ai është sfumuar nga filtrat e përdorura.

“Nëse unë kom ni qëndrim do e kisha mbajt. S’jam nga ata që tërhiqem. Kam qenë promovues i qyteteve dhe objekteve fetare, plazheve e bukurive natyrore në krejt Shqipërinë. Realisht jam ndër të parët që kam xhiru nëpër kisha. Gabimet ndodhin. Unë s’jam kameraman e as editues dhe e vërteta është që s’kam dorë në gabimin e produksionit. Po bëjmë gjithçka që ta zëvendësojmë”, shkruan Capital T.

Gjithashtu ai poston më pas, po në “Instastory” një tjetër foto, ku në sfodin mbrapa është katredalja dhe kryqi mbi të është i dukshëm.

“Si ka mundësi të më pengoj në klip dhe jo në Instagramin tim personal. Ku është logjika këtu? Futeni pak trurin në funksion. Para publikimit!”, shkruan Capital T në foton e publikuar në rrjet.

Kujtojmë se kënga “Buzëqeshja” u publikua para një jave, e protagoniste në klip, është dhe moderatorja e njohur Nevina Shtylla.

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top