Lajme

Zgjedhjet/ Ushtria merr nën ruajtje perimetrin e SPAK dhe GJKKO

Forcat e Armatosura kanë marrë nën ruajtje perimetrin e godinës së Prokurorisë së Posaçme kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) si  dhe të GJKKO për shkak të zgjedhjeve të 25 Prillit.

Kjo është një procedurë standarde kur policët e ruajtjes së objekteve ngarkohen me detyra të tjera për garantimin e mbarëvajtjes së sigurisë së procesit zgjedhor.

Klan News raporton se ushtarët kanë bërë inspektimin e planimetrisë, ndërsa perimetri do të merret në ruajtje nga dita e shtunë, një ditë para zgjedhjeve. Garantimi i ruajtjes së perimetrit të SPAK dhe GJKKO nga Forcat e Armatosura do të jetë i përkohshëm.

Këto institucione konsiderohen të rëndësisë së veçantë dhe për këta arsye janë marrë në mbrojtje nga ushtria. Ushtria do të qëndrojë aty deri në përfundim të procesit zgjedhor.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top