Bota

Zelensky i dërgon mesazh ngushëllimi familjes së gazetarit të New York Times që u vra në Ukrainë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka shkruar një telegram ngushëshillimi familjes së gazetarit amerikan Brend Renaud, që u vra në Ukrainë.

Renaud, 50-vjeç, u qëllua për vdekje në Irpin, në periferi të Kievit gjatë dielës nga forcat ruse, pati njoftuar drejtori i policisë së Kievit.

“Shprehi ngushëllimet familjes së Brend Renaud, që vdiq duke dokumentuar brutalitetin dhe të ligën që po i bëhet popullit. Shpresoj që jeta dhe sakrifica e Brentit do të inspiroj botën për të luftuar kundër të keqes”, ka shkruar Zelensky në postimin e tij.

Kujtojmë që gazetari i New York Times, u vra derisa po raportonte për agresionin rus në Ukrainë.

I extend my heartfelt condolences to the family of Brent Renaud who lost his life while documenting the ruthlessness & evil inflicted upon 🇺🇦 people by Russia. May Brent’s life & sacrifice inspire the world to stand up in fight for the forces of light against forces of darkness. pic.twitter.com/bvQjM470OU— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) March 14, 2022

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top