Bota

Zëdhënësi i talebanëve tregon se çfarë do të ndodhë pas tërheqjes së trupave amerikane

Ndërsa ankthi i Perëndimit për evakuimin e sigurtë të civilëve nga Afganistani përshkallëzohet, kaosi vazhdon në aeroportin e Kabulit, zëdhënësi i grupit Swail Sahin ka treguar për kanalin grek ‘Mega’ se çfarë do të ndodh pas largimit të trupave amerikane nga Afganistani. 

Në fillim Sahin ka folur për të drejtat e grave duke u shprehur:

”Gratë do të kenë të gjitha të drejtat, për tu arsimuar dhe punësuar. Ndryshimi i vetëm që do të ndodhë do të jetë përdorimi i hixhabit’.

Ndërsa përsa i përket pikave të kontrollit të ngritura nga talebanët në aeroportin e Kabulit ai theksoi:

”Janë ngritur për të parandaluar çdo anëtar të ISIS-it të maskuar si shtetas i huaj’.

I pyetur nga moderatori grek çfarë forme do të kishte Afganistani me talebanët në qeveri, ai tha:

‘Ne synojmë të krijojmë një një komb të lirisë, pavarësisë dhe paqes për njerëzit e Afganistanit. Njerëzit tanë do të bashkojnë forcat për t’u përqëndruar në rindërtimin e vendit tonë. Është me të vërtetë një fazë e mahnitshme në të cilën njerëzit tanë kanë pritur për 20 vitet e fundit, në një kohë kur ata kanë sakrifikuar jetën dhe pronat e tyre për të arritur pavarësinë e tyre, megjithatë trupat e huaja janë tërhequr pjesërisht” 

Sahin gjatë intervistët foli dhe për tërheqjen e trupave amerikane:

” Ato duhet të tërhiqen deri më 31 gusht. Nëse ata nuk largohen, atëherë kjo do të konsiderohet shkelje. Kjo shkelje do të provokojë një reagim dhe kjo varet nga vendimi i udhëheqjes sonë, se çfarë lloj reagimi do të tregojmë ndaj forcave të armatosura “.

Duke iu përgjigjur asaj që do të ndodhë me ata që kanë mbetur pas përfundimit të evakuimit, të cilët ose kanë punuar ose kanë bashkëpunuar me forcat amerikane ai tha:

” Po, do të ketë një amnisti për ta. Ata nuk do të përballen me asnjë problem. Pra, pse duhet të kenë frikë, pasi ne tashmë e kemi njoftuar, dy ose tre herë, se ata nuk janë në asnjë rrezik ”.

Image
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top