Kronikë

Zbardhet ngjarja/ U qëllua me armë zjarri, drejtuesi i automjetit konflikt me fshatarët e tij

Ngjarje e rëndë u shënua gjatë ditës së djeshme ku një makinë u qëllua me armë zjarri në zonën e Lezhës.

Ngjarje e cila u raportua nga vetë drejtuesi i automjetit që për fat të mirë nuk mbeti i lënduar.  

Sipas informacioneve ngjarja e ndodhur mëngjesin e djeshem në zonën e Adriatikut, është drejt zbardhjes.

Deri më tani mësohet se personi që është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar është shtetasi, Alfred Gjoka.

Burime bëjnë me dije se Gjoka ka pasur probleme për blerjen e një automjeti tip ‘Kamionçinë’ që e ka blerë disa kohë më parë.

34 vjeçari, Alfred Gjoka është nga Mirdita dhe mendohet se bashkëfshatarët e tij të jenë autori/ët që e kanë qëlluar në karrocerinë e kamionçinës për ta trembur.

Ndërkohë policia ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin disa shtetas që mund të kenë dijeni për ngjarjen, si dhe janë sekuestruar pamje filmike.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top