Kronikë

Zbardhet dosja e Prokurorisë, si bashkëpunoi efektivi i ‘Shqiponjave’ me trafikantët

Një efektiv Policie i arrestuar në Sarandë rreth një muaj më parë për shpërndarje kokaine në qytetin bregdetar, rezulton i përfshirë edhe në trafikun e drogës në drejtim të Greqisë. Efektivi i “Shqiponjave”, Lavdosh Metaj, u arrestua më 12 qershor. 

Në dosjen e Prokurorisë së Sarandës bëhet me dije se efektivi është përfshirë në trafikun e marijuanës dhe kokainës drejt shtetit grek.

“Nga informacionet e marra rezulton se punonjësi i Policisë, Lavdosh Metaj, merret edhe me aktivitetin e kundërligjshëm të trafikimit të lëndëve narkotike të llojit marijuanë dhe kokainë, të cilat i trans- porton nga qyteti i Fierit, ku ia sigurojnë dhe grumbullojnë këto lëndë persona të tjerë të afërm dhe me lidhje shoqërore ende të paidentifikuar”, thuhet në dosje.

Hetimet ndaj tij, kishin nisur pas informacioneve të SHÇBA-së në Vlorë dhe Gjirokastër për përfshirjen e forcave të rendit në këtë aktivitet.

U denoncua nga kolegët

Rreth një muaj pas arrestimit të bujshëm të efektivit, nën akuzën e shitjes së lëndëve narkotike, të tjera detaje dalin në dritë për përfshirjen e tij në aktivitetin e paligjshëm. Sipas dosjes së Prokurorisë, Lavdosh Metaj kishte 6 muaj që heto- hej pas një materiali kallëzues që kishte ardhur në Prokurori nga vete kolegët e Komisariatit të Sarandës, për dy akuza, atë të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikeve” e kryer në bashkëpunim dhe “Trafikimi i narkotikeve”, e kryer në bashkëpunim. Kallëzimi ndaj efektivit ishte bërë më 18 dhjetor 2020.

“Sipas informacioneve të përfituara nga shërbimet e SHÇBA-së, ka rezultuar se efektivi i Policisë, shtetasi Lavdosh Metaj merret me aktivitetin kriminal të ‘prodhimit dhe shitjes së narkotikëve’, kryesisht të kokainës në qytetin e Sarandës, ku në këtë aktivitet kriminal ky shtetas bashkëpunon edhe me persona të tjerë të cilët i sigurojnë lëndën narkotike, transportin e së cilës më pas e kryen vetë me automjetin e tij, të cilit i ka bërë dhe modifikime në vende të fshehta”, sqaron Prokuroria. Sipas dosjes hetimore, lëndën narkotike, efektivi e shpërndante në qytetin e Sarandës kryesisht gjatë muajve të verës, ndërsa organi i akuzës ka arritur të faktojë edhe lokalet dhe hotelet ku shitej droga.

Bashkëpunoi me kamarierët

Një tjetër detaj në dosjen hetimore, është edhe fakti që efektivi ishte edhe vetë konsumues i lëndëve narkotike, ndërsa në lokale dhe hotele kishte shtrirë rrjetin e bashkëpunëtorëve. “Gjithashtu, sipas të dhënave për shpërndarjen e lëndës narkotike, shtetasi i dyshuar bashkëpunon edhe me disa kamerierë të hoteleve të mëdha në Sarandë, të cilët i gjejnë dhe klientelën. Lëndën narkotike, i dyshuari ua jep atyre nga automjeti ku e mban për ta shitur”, thuhet më tej në dosje.

Bleu tjetër apartament

Prokuroria thekson se, një pjesë të dozave të kokainës 38-vjeçari i mbante të fshehura edhe në banesën e tij në katin e katërt të një pallati në Lagjen Nr.4 të qytetit të Sarandës. Ndërkohë, ai kishte arritur të blinte edhe një apartament tjetër po në Sarandë, përveç jetës luksoze që bënte e dëshmuar kjo edhe në rrjetet sociale. “Gjithashtu, dyshohet se nga zhvillimi i këtij aktiviteti kriminal, ky punonjës Policie ka akumuluar dhe pasuri të konsiderueshme, pasi sipas të dhënave ka blerë edhe një apartament tjetër në qytetin e Sarandës, i cili është në përfundim e sipër”, thuhet më tej në dosje. Përveç se vetë, efektivi 38-vjeçar kishte përfshirë në aktivitet edhe persona të tjerë të rrethi familjar.

Arrestimi

Pas hetimeve të kryera për një periudhë disamujore, më 11 qershor, Gjykata e Sarandës lëshoi urdhërarrestin ndaj efektivit Metaj, duke i lejuar Policisë edhe kontrollin e banesës. Një ditë më vonë, efektivët teksa e mbanin nën vëzhgim, rreth orës 19:45, kanë konstatuar se i dyshuari ka dalë nga banesa e tij, duke mbajtur në krah një çantë të llojit “marsup”, me ngjyrë të zezë. Në këto kushte efektivët e SHÇBA-së kanë ndërhyrë duke bërë ndalimin e të dyshuarit, ku gjatë kontrollit janë konstatuar 11 doza të futura në qese plastmasi transparente të mbyllura me djegie në fundin e tyre, brenda të cilave mbartej pluhur i bardhë, i ngjashëm me lëndën narkotike kokainë. Gjithashtu, gjatë kontrollit personal, të dyshuarit iu gjetën edhe një sasi të hollash prej 350 euro dhe 210.000 lekë (të vjetra), si dhe tre telefona

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top