Lajme

Yuri Kim takim me Ramën në Kryeministri

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, mëngjesin e ditës së sotme është parë në ambientet e Kryeministrisë.

 Kim është duke zhvilluar një takim me Kryeministrin Edi Rama. Ende nuk ka detaje për temat që po diskutohen mes tyre.

Ky takim i ambasadores në Kryeministri vjen pak ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit, ku kryeministri Rama fitoi mandatin e tretë.

Kujtojmë se një ditë më parë, ambasadorja Kim i uroi Ramës fitoren në zgjedhje dhe përgëzoi Lulzim Bashën për fushatën e fortë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top