Bota

Xi Jinping presidenti i parë kinez që viziton Tibetin që nga viti 1991

Presidenti kinez Xi Jinping po viziton Tibetin, njoftoi media shtetërore kineze.

Xi është presidenti i parë kinez në Tibet pas 31 viteve dhe vizitës së Jiang Zemin në 1991.

Xi arriti në Nyingchi, në juglindje të Tibetit, të Mërkurën, Xinhua raportoi me një vonesë prej 48 orësh.

Presidenti kinez kishte një “mirëpritje të ngrohtë nga zyrtarët dhe masat e të gjitha grupeve etnike”, raportoi CCTV.

Të enjten, Si mori një tren për në Lhasa, kryeqyteti i Tibetit.

Vizita përkon me 70 vjetorin e pushtimit të Tibetit nga trupat komuniste, një ngjarje e festuar në Pekin si një “çlirim paqësor”.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top