Londër – Dukët e Cambridge dhe Sussex do të takohen sot për të zbuluar një statujë të nënës së tyre, Diana, Princeshë e Uellsit, në atë që do të kishte qenë ditëlindja e saj e 60-të.

Aktiviteti do të shënojë paraqitjen e parë të Ëilliam dhe Harry bashkarisht që nga varrimi i Dukës së Edinburgut në prill.
E porositur nga dy vëllezërit në vitin 2017, statuja do të qëndrojë në Kopshtin Sunken të riprojektuar në Pallatin Kensington
Në atë kohë, ata thanë se shpresonin se kjo do të ndihmonte vizitorët në pallat “të reflektonin mbi jetën dhe atë ç’ka ajo la pas”.
Harry, i cili jeton në SHBA me gruan e tij, dukeshën e Sussex dhe dy fëmijët e tyre, mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar javën e kaluar në mënyrë që të përfundonte karantinën përpara aktivitetit të së enjtes.
Të mërkurën, ai bëri një vizitë të befasishme në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të shoqatës bamirëse ËellChild, për fëmijë të sëmurë rëndë në Mbretërinë e Bashkuar.
