Personazhe

Walker tregon se si kishte marrë oferta për martesë nga gra shqiptare

Ish-ambasadori i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka treguar se si kishte marrë edhe oferta për martesë nga gra shqiptare.

Walker në Interaktiv të KTV-së ka thënë se shtëpia e tij në SHBA pret vizitorë nga Kosova, Shqipëria e edhe Maqedonia e Veriut e Mali i Zi, pothuajse çdo javë.

“Çdo ditë të jetës sime mendoj se ka të bëjë me Kosovën. Diaspora në Washington është shumë e vogël, por disa nga ta janë shokë të mi dhe kurdoherë që të afërmit e tyre vijnë nga Kosova në SHBA, figurat politike vijën nga Kosova më vizitojnë. Shtëpia ime pret vizitorë pothuajse çdo javë nga Kosova, Shqipëria e madje edhe nga Maqedonia apo Mali i Zi. Shqiptarë. Nganjëherë nuk e di pse duan të më takojnë. Disa gra kanë ardhur që të më takojnë dhe më kanë ofruar martesë. Fatkeqësisht e kanë thënë në gjuhën shqipe, kështu që unë nuk isha i sigurt se për çfarë po flisnin. Por ky vend ka qenë pjesë e madhe e jetës sime prej se jam larguar. Do të provoj të vij këtu sa më shpesh që mundem tash që pandemia shkoi dhe nëse më lejon shëndeti”, tha Walker.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top