Jetë/stil

‘Vuaj nga ankthi, një herë në javë shkoj’, rrëfehet blogerja e njohur italiane

Chiara Ferragni së fundmi ka zbuluar se një herë në javë shkon te psikologu për të trajtuar të gjitha problemet e saj që ka lidhur me stresin.

Influencuesja me mbi 24 milionë ndjekës në Instagram, është munduar që të ndihmojë të tjerët për të thyer tabutë në lidhje me çrregullimet mendore dhe me terapitë apo trajtimet.

Që para disa kohësh ajo e ka pranuar publiisht se vuan nga ankthi, ndërsa në të kaluarën ajo është përballur edhe me sulme paniku.

“Unë kam punuar shumë për veten, gjithmonë jam përpjekur të përballem me frikën dhe ta kuptoj mendjen time ngadalë”. Pastaj ajo shtoi: “Në tre vitet e fundit i kam dhënë vetes një nga dhuratat më të mëdha për të kuptuar veten: Unë shkoj te një psikolog një herë në javë, një përvojë që ua rekomandoj të gjithëve“.

Ajo tregoi se ka vuajtur nga sulmet e panikut, kur ishte në Los Anxhelos, larg njerëzve më të dashur. Chiara tha se arriti t’i kapërcejë frikërat vetëm duke u përballur me to, por sqaroi se “çdo përvojë është e ndryshme“.

Tani, është më e vetëdijshme dhe në gjendje t’i menaxhojë ato.

“Tani kur jam pak në ankth (duke qenë se jam prind ndodh shpesh), përpiqem të përqendrohem tek punët ose tek gjëra të tjera dhe të mos përqendrohem tek e njëjta ndjesi,“– shkroi ajo.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top