Kronikë

Vrau në Orikum në ‘93, u arratis nga burgu në ’97, e gjen dhe e kthen në Shqipëri, Interpoli

Interpoli ka bërë të mundur zbulimin dhe arrestimin e së fundmi, edhe sjelljen në Shqipëri, të një vrasësi të arratisur nga burgu i Lushnjës në vitin 1997.

Pëllumb Muskaj, sot 48 vjeç, kishte kryer një vrasje në vitin 1993 në Orikum. Interpol Tirana ka bashkëpunuar me Interpol Belgjikën për kapjen e personit të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në njoftimin zyrtar thuhet:

“Falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Bruksel u bë e mundur kapja në Belgjikë dhe ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Pëllumb Muskaj, 48 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Vlorë e ka dënuar me 16 vjet burg, për veprën penale “Vrasja me dashje”.

Më datë 15 janar 1993, në një lokal në Orikum, Vlorë, Pëllumb Muskaj ka debatuar me shtetasin G. H., pasi ky i fundit akuzohej se i kishte vjedhur një shumë parash shokut të tij, shtetasit S.M.

G. H. ka refuzuar t’ia japë lekët dhe Pëllumb Muskaj e ka qëlluar me kallashnikov, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Më datë 19 janar 1993, Pëllumb Muskaj është arrestuar dhe në vitin 1997 është arratisur nga burgu i Lushnjës.”

Njoftimi në Facebook:

Image
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top