Kronikë

Vrau familjen shqiptare/ Greku ‘monster’ para prokurorit: Për fëmijët s’dua të flas, e di që nuk kam…

Vrasësi mizor grek ka dalë para prokurorit të çështjes për të rrëfyer krimin makabër që kreu mbi familjen e shqiptarëve.

Ai ka thënë se shkak për këtë akt ka qenë se ata nuk i lëshonin shtëpinë, ndërkohë që kur është pyetur se pse nuk u dëgjuan fare zhurma jashtë shtëpie, ai i ka thënë prokurorit se i kishte kryer vrasjet thuajse me armë të puthitura në trupat e viktimave.

Ndërkohë, bëhet me dije se ai nuk ka folur fare në lidhje me vrasjen e dy të miturve, por i ka thënë prokurorit: “Për ata s’dua të flas, e di që për ta nuk ka falje!”.

Për dy fëmijët ka treguar se ua ka zënë frymën me anë të një qese plastmase, ndërkohë djalin e madh, Arlindin, ai e kishte ngarkuar në karrocën e njërit prej mjeteve të tij në momentin kur ka parë që dikush ka hyrë në oborr.

Policia për arrestimin

Këto janë detajet që kanë dalë nga nisja e procedimit penal ndaj autorit të masakrës në Andravida të Ilisë, ndërkohë që Policia ka mundur të gjejë edhe armën e krimit, me të cilën është kryer vrasja e burrë e grua, Armandos dhe të Marias, ndërkohë që greku vrasës ka shpjeguar edhe idenë që ka pasur për të larguar trupat e pajetë nga vendi i krimit, por si duket ia ka prishur planet kthimi në shtëpi i djalit të madh të Marias.

Kryepolici rajonal i Greqisë Perëndimore ka dalë pasditen e djeshme në një konference për shtyp, ku ka dhënë pak detaje nga dëshmia e autorit të masakrës dhe ka falënderuar edhe Policinë për punën e mirë që ka bërë.

Por në daljen e tij publik Apostolos Martzaklis nuk ka folur për rrezikshmërinë që ka paraqitur ai person për shumë kohë për banorët e Andravidas, ndërkohë që mbante në banesë arsenal armësh dhe dilte e vriste qentë e lagjes për hobi me armë me silenciator.

Vrasësi pritet të dalë para gjykatës rajonale për t’u njohur me masën e sigurisë, ndërkohë saktësohet se spitali i Patras ditën e sotme mund të përfundojë autopsinë e viktimave dhe më pas familjet mund të bëjnë edhe tërheqjen e trupave nga morgue, shkruan panorama.

Po kush është Sakis Varvaresos?

57-vjeçari mësohet se ka nisur rrugën e krimit që kur ishte adoleshent. Ai kishte plagosur një bashkëmoshatarin e tij me armë dhe që kur kishte dalë nga burgu e deri ditën që i mori jetën familjes shqiptare, ai kishte qenë një problem i vazhdueshëm për lagjen ku banonte.

Ai kishte dhunuar dy gratë e tij, me të cilat ishte ndarë dhe madje nuk jetonte as me dy fëmijët që kishte, sepse e kishin braktisur. Ai jetonte në një vilë, sipas të dhënave rreth 500 m2, çka ka lindur dyshimin që në fakt nuk ka pasur problem banese.

Policia, gjatë kontrollit të banesës, përveç arsenalit të armëve, i ka gjetur të fshehura edhe shumën prej 15 mijë eurosh, ndërkohë që mësohet se ai mbante disa selinciator që i përdorte për armët që kishte aty. Në transaksionet e pagesës së qirasë, prokurorët kanë gjetur probleme, por jo aq të mëdha dhe problematike sa ka pretenduar vrasësi.

Policia greke iu tha mediave vendase e vrasësi e kishte fshehur me kujdes armën, një pistoletë 9 mm, në një kazan mbeturinash në Patra. Ai e kishte mbështjellë bashkë me një sërë fishekësh.

Image
Image
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top