Kronikë

Vrau bashkëshorten me armën e shërbimit, dënohet me 35 vite burg ish-gardisti

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 35 vite burg ish-gardistin Alket Arapaj, i akuzuar për vrasjen e gruas së tij, Evelina Seferaj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur dy vite më parë, më 12 shkurt 2019. Arapaj ekzekutoi me armën e shërbimit gruan e tij, ku shkak i krimit të rëndë ishte xhelozia. Ishin fqinjët që pas krimit lajmëruan policinë, pasi dëgjuan të shtënat me armë zjarri dhe fëmijën e mitur të çiftit duke qarë. Policia shkoi menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë te ish-gardistit, i cili nuk bëri rezistencë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top