Kronikë

Vrasje ose vetvrasje me armë në Babicë të Vlorës: Gjendet pa jetë një 25-vjeçar

Një vrasje me armë ose mundet edhe vetvrasje ka ndodhur në aksin rrugor Vlorë-Babicë të shtunën.

Një djalë ende i paidentifikuar rreth 25 vjeç është gjetur në makinën e tij pa jetë rreth orës 7:35. Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes. Policia e Vlorës kishte marrë njoftim për të shtëna mëngjesin e së shtunës në këtë fshat dhe ka nisur hetimet.

Informacion paraprak nga Policia e Vlorës:

Më datë 21.08.2021, rreth orës 07:35, në aksin rrugor Vlorë-Babicë, në rrethana ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete brenda në automjet, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 25 vjeç, që dyshohet se ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.

Shërbimet e Policisë kanë mbritur menjëherë në vendngjarje. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top