Kronikë

Vrasja në Elbasan nga vrasës me pagesë, shoqërohen 25 persona në Polici gjatë natës

Policia e  Elbasanit ka shoqëruar rreth 25 persona gjatë natës për ekzekutimin e 41-vjeçarit Everest Çaka dhe plagosjen e gruas së tij në Fushë Mbret.

Këta persona ishin kryesisht dëshmitarë lidhur me itinerarin që ka ndjekur çifti si dhe me dyshimet se disa prej tyre të kenë dijeni për shkaqet e vrasjes.

Policia ka dyshime se vrasësit janë me pagesë nisur nga vepriet e sakta që kanë kryer për vrasjen dhe humbjen e gjurmëve më pas . Vendi i zgjedhur për krimin nuk kishte kamera sigurie, ndriçimi rrugor ishte i dobët. Çifti ishte i shkujdesur sepse sapo kishte dalë nga shtëpia e prindërve të Silvana Çakës në lagjen Skënderbej.

më pas mendohet e janë pikërisht vrasësist që humbën gjurmët duke djegur makinën larg vendit ku vranë.

Dëshmi me rëndësi priten tani nga bashkëshortja e viktimës dhe nga një banor i zonës që ishte rastësisht në vendin e ngjarjes.

Everest Çaka më parë njihej si Ibrahim Çaka dhe ka qenë i akuzuar për vrasjen e Gëzim Alikajt në 2010-ën, sepse vëllai i Alikajt i ekzekutoi vëllanë në Spanjë.

Po ashtu disa muaj më parë, në vitin 2020, Çakës iu vra kushëriri, Arjan Spahiu në Belgjikë me 8 plumba.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top