Kronikë

Vrasja e Klodian Rashës, polici Nevaldo Hajdaraj ankimon vendimin

Ish-efektivi i “Shqiponjave” Nevaldo Hajdaraj, i dënuar për vrasje me dashje të 25-vjeçarit Klodian Rasha, në 8 dhjetor të 2020-ës ka ankimuar vendimin në Gjykatën e Apelit.

Hajdaraj kërkon ndryshimin e vendimit dhe dënimin për vrasje në tejkalim të nevojës për t’u mbrojtur, por jo vrasje me dashje.  Ankimi është dorëzuar në fund të korrikut dhe pritet që Apeli të hedh shortin për dosjen.

Ndërkohë, ankim për vendimin është ushtruar edhe nga Prokuroria e cila kishte kërkuar dënimin me 20 vite burg.

Gjykata e Tiranës dënoi në 14 korrik Hajdarajn me 15 vite burg, dënim që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkoi në 10 vite.  Babai i Rashës, Qazim Rasha, doli i zhgënjyer nga seanca e fundit, duke mos e konsideruar drejtësi vendimin e Shkallës së Parë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top