Lajme

Von der Leyen: Siç i thashë Ramës, 145 mijë doza Pfizer për Shqipërinë

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, me anë të një statusi në rrjetet sociale, bëri me dije se në Shqipëri do të vijnë 145 mijë doza Pfizer të financuara nga BE.

Po ashtu Von der Leyen bën me dije se këto doza do të vijnë në vendin tonë duke nisur nga muaji maj deri në fund të gushtit.

“Ne jemi pranë partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor, siç i thashë Edi Ramës. 145000 doza vaksinash të financuara nga BE do të jenë në Shqipëri duke nisur nga maji deri në fund të gushtit. Jemi së bashku në këtë betejë”, shkruan Von Der Leyen.

651 000 dozat të vaksinës së Pfizer dhe BioNTech Pfizer për shtetet e Ballkanit financohen nga Komisioni Europian dhe do të ndahen me ndihmën e Austrisë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top