Kronikë

Vlorë/ Sherr me thika mes të rinjve, plagoset në qafë një prej tyre

Një person është plagosur me thikë në qafë në lagjen “Çole” në qytetin e Vlorës.

Mësohet se pas një sherri mes disa të rinjve, një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në qafë.

I riu është dërguar në spitalin e Vlorës me urgjencë. Ndërkohë, policia ndodhet në vend dhe ka nisur hetimet.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top