Rreth 60 qytetarë afganë kanë mbërrritur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në aeroportin “Nënë Tereza”, të cilët u pritën nga Kryeministri Edi Rama.

Në pritje të refugjatëve nga Afganistani ishte edhe minstrja Xhaçka dhe ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim.
Siç është vepruar tashmë edhe me grupet e tjera, qytetarët do t’i nënshtohen kontrolleve mjeksore në Rinas dhe më pas do të strehohen përkohësisht në vendin tonë.
Një grup prej 95 refugjatësh mbërriti më herët, të cilët bashkë me grupin e tretë do të strehohen në Qytetin Studenti në Tiranë.











