Kronikë

Viktima në Lushnje nuk ka precedent penal, mbi 20 të shoqëruar në komisariat për atentatin. Si paraqitet gjendja shëndetësore e të plagosurve

Bledar Muça i cili mbeti i vrarë gjatë atentatit në Lushnje nuk rezulton me precedent penale. Ai është pronar i disa lokaleve në qytet, një prej të cilëve dhe “Pedonale’’ ku mbeti i vrarë.

Mësohet se janë mbi 20 të shoqëruar në komisariatin e Lushnjes për verifikime.

Pista e parë hetimore e këtij atentati është lidhja fisnore që ka Muça me Roland Shytin, anëtarin e bandës “Hakmarrje për Drejtësi”. Muça rezulton i martuar me mbesën e Shytit dhe përveç kësaj lidhje fisnore kanë dhe lidhje të forta miqësie.

Nuk përjashtohet edhe një pistë tjetër e cila i përket konflikteve për bizneset, por kjo e fundit pritet të verifikohet.

Ndërkohë nga atentati ngelën të plagosur dhe 5 persona, por të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Më rëndë është Judin Velo, kunati i Muçës pasi ndodhej në të njëjtën tavolinë kur ndodhi atentati dhe është dërguar në spitalin e Traumës.

4 të tjerët të cilit ishin në tavolinë tjetër si klientë të rastësishëm pa asnjë lidhje me viktimën u plagosën gjithashtu dhe ndodhen në spital.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top