Bota

VIDEO/ I tha se po shkon në treg, gruaja e gjen në qendrën e vaksinimit me të dashurën dhe i vërsulet

Në rrjetet sociale është duke qarkulluar një video e filmuar në Brazil, ku gjithë ngjarja ka ndodhur në një pikë vaksinimi.

Braziliani nga komuna Bajeu kishte shkuar që të vaksinohet i shoqëruar nga e dashura e tij, pavarësisht që gruas i kishte thënë se po shkonte në treg për të blerë disa sende, transmeton Telegrafi.

Por, ajo çfarë nuk kishte ditur ishte që gruaja e tij po të njëjtën ditë kishte planifikuar të shkoje të vaksinohet – madje i kishte thënë burrit se planifikon ta vizitojë gruan e vëllait.

Kështu dyshja u takuan në qendrën e vaksinimit duke mos iu besuar syve që po e shihnin njëri-tjetrin. Ajo menjëherë iu vërsul të dashures së tij që mbrohej, por edhe kjo metodë nuk u ndihmoi aq shumë.

Si pasojë e kësaj, ato pësuan disa mavijosje në vend të vaksinave dhe përfunduan në spital për trajtim.  Mediat braziliane raportojnë se nuk dihet se si ka përfunduar ky episod brutal i vaksinimit. 

E o cara que foi levar a amante pra vacinar e encontrou a mulher e a cunhada na fila? pic.twitter.com/HTAxkpEECy— Jhon | (@jhonhenriqueofc) July 21, 2021

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top