Sport

VIDEO/ Alban Beqiri nderon Shqipërinë në Beograd, fiton dhe kalon në 1/16 e Botërorit të boksit

Një tjetër fitore historike për Alban Beqirin.

Pas mposhti kenianin, Manian, në raundin e parë, boksieri shqiptar ka bërë të njëjtën gjë edhe në raundin e dytë mbrëmjen e së premtes, duke kaluar tashmë në 1/16 e kategorisë së tij deri në 73 kilogramë.

Image

Beqiri eliminoi lituanezin Saimonas Banis. Ai e dominoi plotësisht duelin, duke fituar me vendim unanim të gjyqtarëve 5-0.

29-28, 30-27, 30-27, 30-27, 30-27 ishin pikët e gjyqtarisë, gjithnjë në favor të boksierit të Tiranës, Alban Beqiri, i cili vijon të jetë në formën e tij maksimale.

Në raundin e 1/16 të Kampionatit Botëror, Beqiri do të përballet me boksierin panamez Eduardo Beckford, i cili mundi në raundin e dytë Jia-Jyun Chuan ( Taipei).  Ky duel do të zhvillohet të dielën më 31 tetor.

Në ring u ngjit edhe boksieri tjetër i përfaqësuese sonë, Indrit Laci në peshën 92 kg, i cili edhe pse bërë një boks shumë të bukur, por nuk arriti qe të fitonte përball boksierit të përfaqësuese angleze. Uilliams .

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top