Personazhe

Victoria Beckham “i heq mbathjet” bashkëshortit David në rrjetet sociale

090006900 44a30cfe 5914 443f Ab7a D4c4561a1e85

Ishte viti 1999 kur futbollisti David Beckham u martua me anëtaren e Spice Girl, Victoria. Të dy tani kanë katër fëmijë, ai nuk luan më futboll dhe ajo e ka braktisur muzikën duke ju dedikuar karrierë si stiliste, por dashuria për njëri-tjetrin ka mbetur e njëjtë. Shumë të rezervuar në lidhje me mediat, ish Posh i ka befasuar të gjithë me një foto në rrjetet sociale, ku tregon të pasmet e bashkëshortit zbuluar në pishinë.

Victoria e David Beckham janë ndër çiftet më të ndjekura në rrjetet sociale ku mbushin faqen e tyre me foto familjare dhe të fëmijëve të tyre Brooklyn, i lindur në 1999, Romeo në 2002, Cruz në 2005 dhe Harper Sever në 2011.

Shumë të dashur me fëmijët e tyre ata postojnë për fansat momente nga përditshmëria e tyre. Ndoshta dhe për këtë arsye Victoria ka vendosur të publikojë një foto të vjedhur nga fundshpina e David që e ka fotografuar në pishinë, i shtrirë me kostumin që i nxjerr në pah të pasmet e zbuluara. Postimi ka pasur shumë sukses dhe ka marrë mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit në Instagram.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top