Bota

Vetëm tre ambasada kanë mbetur në Kabul, edhe India u largua

India është bërë vendi i fundit që ka evakuuar ambasadën e saj në Kabul, me një avion special që i ka dërguar ambasadorin e vendit dhe anëtarët e tjerë të stafit në Indi.

Në një mesazh në Twitter të martën, Arimdam Bagchi, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme, tha se vendimi ishte marrë për t’i zhvendosur ata “menjëherë”, njofton BBC.

Kësisoj mbeten vetëm tre ambasada që veprojnë në Kabul: Rusia, Kina dhe Pakistani.

Indonezia ka thënë se do të mbajë një “mision të vogël diplomatik” në vend edhe pse po evakuon edhe ambasadën e saj.

Rusia më herët tha se do ta evakuonte vetëm pjesërisht, personelin e saj të ambasadës. Ambasadori i saj Dmitry Zhirnov do të takohet me talebanët sot gjatë ditës.

Ambasada kineze në Afganistan nuk ka komentuar se çfarë planifikon të bëjë më pas, por paralajmëroi shtetasit vendas kinezë që “t’i kushtojnë vëmendje të madhe situatës së sigurisë”.

Image
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top