Kronikë

Vdes në spital 55-vjeçari që u gjet në rrugë, policia nis hetimet

Një person, i cili ishte gjetur në një nga rrugët në Tiranë në gjendje jo të mirë shëndetësore, ka ndërruar jetë në spital.

Policia bën me dije se viktima nuk është identifikuar, por dyshohet të jetë i moshës rreth 55-vjeçare.

Blutë thanë se ai u gjet dhe u dërgua në spital nga punonjës të stafit mjekësor në kryeqytet, por nuk mundi të mbijetonte.

Policia thotë se gjatë këqyrjes paraprake nuk i janë konstatuar shenja dhune në trup, ndërsa tashmë kanë nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 31.08.2021, në spital, ka ndërruar jetë një shtetas ende i paidentifikuar,  (endacak), rreth moshës 55 vjeç, i gjetur nga punonjësit e stafit mjeksor, në rrugën “Endri Keko”.Gjatë kqyrjes paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top