Bota

Varianti ‘Delta’ godet më shumë të pavaksinuarit, alarm për valë të re në gusht

Një alarm është dhënë në Europë në lidhje me përhapjen e mutacionit të koronavirusit Delta, i cili vlerësohet se mund të përhapet shumë gjatë muajit gusht dhe do të prekë kryesisht personat e pavaksinuar.

Mutacioni po përhapet me shpejtësi të madhe në të gjithë botën. Britania e Madhe ka zbuluar se 90 përqind e rasteve të reja janë infektuar me këtë mutacion koronavirusi. Në Greqi me këtë lloj mutacioni janë identifikuar 18 persona, 15 prej tyre janë identifikuar në Heraklion, Kretë. Nga të dhënat është mësuar se pacientët janë të rinj dhe të pavaksinuar.

Kreu i Institutit Robert Koch, Lotter Wheeler, siguroi se vaksinimi i plotë na mbron nga mutacioni.

“Ne dimë që personat e vaksinuar janë të mbrojtur nga ndërlikimet serioze të variantit Delta”, tha Wheeler në një konferencë shtypi, duke u bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen plotësisht.

Ekspertët thonë se varianti “Delta” përhapet më lehtë për shkak të mutacioneve që e bëjnë të futet më mirë në qelizat e trupave tanë.

Në Mbretërinë e Bashkuar, varianti tani është përgjegjës për 90% të të gjitha infeksioneve të reja. Në SHBA, sipas të dhënave, ky variant përbën 20% të infeksioneve dhe zyrtarët shëndetësorë thonë se mund të bëhet variant mbizotërues në gjithë vendin.

“Nuk është ende e qartë nëse varianti “Delta” i sëmurë më rëndë njerëzit pasi duhet të mblidhen më shumë të dhëna”, thotë Dr. Jacob John, i cili studion viruset në Indinë jugore.

Studimet kanë treguar se vaksinat që aktualisht po përdoren (AstraZeneca, Pfizer-BioNTech dhe Moderna) funksionojnë kundër varianteve të reja, përfshirë variantin “Delta”.

Sipas një studimi të bërë në Angli, u zbulua se njerëzit që kishin marrë dy dozat e vaksinave ishin të mbrojtur, por shqetësime kishte për ata individë që kishin marrë vetëm një dozë të vaksinave.

Kjo është arsyeja pse ekspertët thonë se është e rëndësishme që njerëzit të vaksinohen plotësisht. Po ashtu ata paralajmërojnë se shpërndarja e vaksinave në të gjithë botën është po kaq e rëndësishme për të luftuar këtë variant të ri të koronavirusit.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top