Bota

Varianti Delta do të dominojë në Greqi nga fundi i gushtit, thotë kreu i Shëndetit Publik

Varianti Delta i Covid-19 pritet të bëhet lloji dominues në Greqi nga fundi i gushtit, një arsye tjetër kjo pse njerëzit kanë nevojë të vaksinohen, tha të enjten presidenti i Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik (EODY).

Panagiotis Arkoumaneas i tha një kanali televiziv se varianti është zbuluar në Athinë, Kretë dhe Korint.

“Ne kemi njoftuar tashmë 11 raste të variantit Delta dhe më shumë pritet të shpallen sot,” i tha ai Skai TV. “Ata që nuk janë të vaksinuar, janë në rrezik,” vazhdoi ai, duke shtuar se lloji specifik është 50-60% më ngjitës.

“Për të kaluar verën, duhet të vaksinohemi,” shtoi ai.

Një takim urgjent për të diskutuar përhapjen e variantit Delta në vend u mbajt në 3 pasdite të enjten me Zëvendës Ministrin e Mbrojtjes Civile Nikos Hardalias, ekspertin e sëmundjeve infektive Sotiris Tsiodras dhe Ministrin në Zyrën e Kryeministrit, Akis Skertsos.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top