Bota

Vaksinohet mbretëresha e pop-it, Britney: Nuk ishte asgjë

Të enjten, Britney Spears tregoi se ajo mori vaksinën COVID së bashku me të dashurin e saj Sam Asghari – dhe ajo ndihet mirë.

“Njerëzit në internet thanë se ishte vërtet keq, si një plumb në krahun tënd”, u përgjigj ajo

Nuk ishte asgjë. Nuk ndjeva asgjë. Jam mirë dhe shpresoj të vazhdoj të qëndroj mirë.”

Është e paqartë se cilën vaksinë e mori Spears, por tifozët e falënderuan atë në komente për inkurajimin e të tjerëve.

“Mbroni Princeshën tonë të popit me çdo kusht !!” shkroi një fans.

“Mbretëresha imune”, shkruajti një tjetër.

Videoja e Spears në lidhje me vaksinimin vjen disa ditë pasi Mariah Carey shpërndau një video të saj duke marrë vaksinën .

“Efekt anësor i vaksinës”, mbishkroi ajo një postim ndërsa nxori një notë të lartë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top