Vajza e këngëtares Fjolla Morina feston sot 18-vjetorin e lindjes. Këngëtarja ka postuar një foto me të bijën duke i dedikuar dhe fjalët më të ëmbla në këtë ditë të veçantë.

“Urime për vajzën time. Princesha ime, gëzimi im i parë ti që jetën ma gëzove, dashuria më e rrallë që me ardhjen tënde ma mundësove gëzimin sa herë”, ka shkruar ndër të tjera Fjolla Morina.
Kujtojmë se, këngëtarja po vazhdon ta shijojë jetën e saj me bashkëshortin Fisnik Syla pasi kuroroëzuan dashurinë e tyre në martesë në Maldive.


