Bota

“Vajza agjëronte”, e rëndë në Indi, gjyshi dhe xhaxhallarët dhunojnë për vdekje 17-vjeçaren sepse kishte veshur xhinse

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Indi. Një 17-vjeçare është dhunuar për vdekje nga gjyshi dhe xhaxhallarët, sepse kishte veshur xhinse.

Në një rrëfim për BB, nëna e vajzës ka treguar se e mitura është rrahur me shkop nga familjarët, pas një debati mbi rrobat moderne.

“Vajza agjëronte. Në mbrëmje veshi një palë pantallona dhe një bluzë dhe kreu ritualet fetare. Kur gjyshërit e panë, e kundërshtuan menjëherë veshjen. Neha (adoleshentja që u vra) iu përgjigj se xhinset janë bërë për tu veshur dhe se ajo do t’i vishte”, tha nëna e saj.

Debati vazhdoi me fjalë deri sa përfundoi në dhunë. E ëma thotë se ndërsa e bija qendronte pa ndjenja, vjehrri kishte thirrur një taksi për ta çuar mbesën në spital.

“Ata nuk më linin t’i shoqëroja, kështu që lajmërova të afërmit e mi të shkonin në spitale për të gjetur vajzën, por nuk e gjetën atë,” tha zonja Pasëan.
Ditën e nesërme trupi i vajzës u gjet i varur në një urë afër shtëpisë mbi lumin Gandak.

Dhjetë anëtarët e të familjes së Neha akuzohen për vrasje dhe fshehje të provave, përfshirë gjyshërit, xhaxhallarët, kushërinjtë dhe shoferin e taksisë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top