Bota

Ulje emergjente e një avioni në Malpensa, u dëmtua nga breshëri

Një avion Boeing 777-31H i kompanisë Emirates u detyrua të bënte një ulje emergjente në aeroportin e Malpensës në Itali pasi u godit nga një stuhi e fuqishme breshëri, që shkaktoi dëme jo të vogla në trupin e mjetit fluturues.

Avioni sapo ishte nisur nga Malpensa dhe kishte si destinacion Nju Jorkun, kur u përfshi nga stuhia.

Pilotët bën dy tentativa për t’u ulur dhe mezi ia arritën.

Në momentin e aterrimit në pistë shkuan dhe ekipet e emergjencës, por fatmirësisht situata përfundoi me kaq dhe nuk pati asnjë të lënduar mes pasagjerëve.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top