Kronikë

Ulet avioni i parë në Rinas pas 24 orësh ndërprerje, mbërrijnë vaksinat anti-Covid

Ka marrë fund ngërçi i krijuar prej ditës së djeshme, pasi këtë pasdite është ulur avioni i parë në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Mësohet se ka mbërritur në Rinas avioni i kompanisë “Air Albania”, me vaksina anti-Covid. Pezullimet në aeroportin e Rinasit ishin ndërprerë prej 24 orësh, pasi kontrollorët shqiptarë vendosën të mos ushtrojnë detyrën, me argumentin se ndiheshin të paaftë dhe të stresuar, pasi iu ishte ulur paga nga 4 mijë USD në 2.4 mijë USD, për shkak të krizës së pandemisë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top