Showbiz

U shoqërua në polici, reagon për herë të parë Princi i ‘Përputhen’

Pak ditë më parë në rrjet qarkulloi një video e konkurrentit të “Përputhen”, Princit.

Në videon në fjalë ai shihej i shoqëruar nga policia, së bashku me disa persona të tjerë të panjohur për publikun.

Ditën e djeshme  në “Përputhen”, Princi sqaroi se është shoqëruar në rajon tre vite më parë, por preferoi të mos e zbulonte arsyen.

Ai tha se nuk ka qenë asgjë serioze dhe ka dalë menjëherë.

“Nuk kam dëshirë të flas për atë pjesë. Ta përmbledh shkurt. Thjesht jam shoqëruar në rajon, kam hyrë te një derë, kam dalë nga dera tjetër. Kaq! Nuk ka qenë një gjë serioze. Nuk kam precedentë penalë. Jam para tre vitesh aty. Më i zgjuar se dje dhe më budalla se nesër”, tha Princi.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top