Kronikë

U rrëzua nga biçikleta, humb jetën pas 2 muajsh 17-vjeçari nga Tirana, policia nis hetimet

Një 17-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën paraditen djeshme, e martë 25 maj në spital. 

Policia e Tiranës ka referuar rastin në prokurori për të zbuluar shkakun e vdekjes. Burime nga policia thanë për gazetaren Bezat se 17-vjeçari M. Kashta në datën 31 mars është rrëzuar nga biçikleta dhe ka pësuar dëmtime.

Familjarët e kanë çuar në spital ku u trajtua për 2 javë nga mjekët. Më pas djali është dërguar në banesë ku sërish ka shfaqur shqetësime. Të martën rreth orës 10 ai ka ndërruar jetë në spital.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top