Kronikë

U rrahën me njëri-tjetrin, policia i shtrin në tokë, u bën rreshtore në rrugë të rinjve

Policia e Kosovës ka arrestuar ditën e djeshme tetë persona në Fushë-Kosovë për shkak se ka ndodhur një përleshje fizike në rrugën “Nëna Tereza” të këtij qyteti.

Për shkak të rrahjet dhe nga mjetet e forta që janë përdorë, një person ka pësuar lëndime trupore.

Lajmin e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i PK-së për Rajonin e Prishtinës.

“Dje është pranuar informata për një përleshje fizike në progres në rrugën Nëna Terezë në Fushë Kosovë. Me të marrë informatën policia, ka arritur  në vendin e ngjarjes dhe  ka shoqëruar  8 persona të cilët ishin të përfshirë në rast.”

“Si pasojë e rrahjes, nga mjetet e forta që janë përdorë, një person ka pësuar lëndime trupore.  Aktualisht policia po  vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, tha ai.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top