Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për shtetasin Ergys Likaj, i cili u plagos me armë zjarri pak ditë më parë, në zonën e Lungomares.

Seanca gjyqësore është drejtuar nga gjyqtarja Mirela Mishgjoni, ndërsa masa “detyrim paraqitje” është dhënë edhe për shtetasin K. Xh., 46 vjeç, i cili ishte personi që dërgoi të plagosurin në spital.
46-vjeçari nuk ka dëshmuar se si ndodhi ngjarja e rëndë, duke u munduar ta fshehë. Ndërkohë, 39-vjeçari Ergys Likaj, i cili u plagos në të dyja këmbët, u arrestua pasi akuzohej për moskallëzim krimi.
