Kronikë

U kapën me 61 kg kanabis, Gjykata e Durrësit lë në burg 7 trafikantët (EMRAT)

Gjykata Durrës ka lënë në burg pa afat 7 persona të arrestuar me armë dhe drogë tre ditë më parë në aksin Vorë Fushë krujë.

U vunë në pranga Korab Cala si drejtuesi i grupit, Anton Gjini, Onfred Dedja, Gerald Stema, Klejvis Metalla, Gernard Lala, Alfred Sefa, të cilët sot dolën para Gjykatës së Durrësit për t’u njohur me masat e sigurisë. Gjykata ka caktuar ‘arrest me burg’ për të shtatë të akuzuarit sipas kërkesës së prokurorit.

Të arrestuar në flagrancë 3 ditë më parë gjatë kohës që po tentonin të transportonin 61.5 kilogramë kanabis me 3 mjete të ndryshme nga Vora në drejtim të Fushë Krujës 7 personat dolën para gjykatës. Në bazë të provave të grumbulluara prokurori i cështjes Madrid Kullolli kërkoi ‘arrest me burg’, masë të cilën e vendosi gjykata për të shtatë.

Pas marrjes së informacioneve, policia nisi operacionin e koduar “Motoristi”, ku u vu në ndjekje të 3 mjete të ndryshme në aksin rrugor Vorë-Fushë Krujë. Në dosjen hetimore thuhet se i akuzuari Korab Cala ka kryer aktivitet kriminal kryesisht në gjetjen, grumbullimin dhe me pas shitjen e armëve dhe lëndës narkotike me qëllim përfitimi.

Shtetasi Korab Cala, është me banim në zonë e Ali Demit Tiranë dhe sipas prokurorisë ky shtetas aktualisht disponon armë të ndryshme si pistoleta me mulli dhe automatik model 56. Gjithashtu disponon edhe një sasi prej 30 kg lëndë narkotike te llojit hashash. Nga ana e grupit hetimor është mësuar se ky shtetas është shprehur se një arme zjarri të llojit pistoletë me mulli kërkon që ta shesë në vlerën e 1200 eurove, një armë zjarri automatike në vlerën e 800 eurove dhe 1 kg hashash në vlerën e 1600 eurove.

Cala në zonë e Spitallës, në Durrës ka në ruajtje një banese të një familjari të tij dhe në këtë banesë është shprehur se do të sjellë lëndën narkotike dhe armët. Për lëndën narkotike ai është interesuar në qytetin e Durrësit pasi kërkon të gjejë shofer kamioni me qëllim për ta çuar atë në Itali.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top