Kronikë

U fut në xhami te Rruga e Kavajës dhe qëlloi me thikë 5 persona, kush është autori

TIRANË
Policia jep detaje për ngjarjen e ndodhur brenda xhamisë te Rruga e Kavajës, në Tiranë. Uniformat blu theksojnë se një person është futur në ambientet e një kulti fetar (xhami) dhe ka plagosur me mjet prerës 5 shtetas.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, në Rrugën e Kavajës, një shtetas është futur në ambientet e një kulti fetar (xhami) dhe në rrethana ende të paqarta ka plagosur me mjet prerës 5 shtetas.

Falë reagimit profesional dhe të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur neutralizimi dhe prangosja e autorit të dyshuar, shtetasi Rudolf Nikolli 34 vjeç, nga Burreli, i cili po shoqërohet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë iu kanë dhënë ndihmën e parë shtetasve të lënduar, të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top