Kronikë

U arrestua për korrupsion me gjyqtaren Enkeleida Hoxha, ndryshon masa e sigurisë për mjekun ligjor Shkëlqim Korbi

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ndryshuar masën e sigurisë për ekspertin Shkëlqim Korbi. 

Ky ndryshim ka ardhur pasi mjeku ligjor e ka kërkuar një ndërrim të masës së sigurise për shkak të problemeve shëndetësore. Gjykata ka vendosur për Korbin masën e sigurisë arrest në shtëpi.

Kujtojmë se mjeku u arrestua së bashku me ish-gjyqtaren Enkelejda Hoxha dhe 8 persona të tjerë, pasi dyshohet se ishte i përfshirë në korrupsion. Sipas dosjes së SPAK,Korbi lëshoi një ekspertizë të rremë në mënyrë që të përfitonte lirinë e parakohshme me kusht Gentian Nezaj dhe Saimir Petani.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top