Bota

Turisti francez akuzohet për spiunazh në Iran për ‘fotot me dron’

Një turist francez është vendosur të ndiqet penalisht për spiunazh në Iran, pasi dyshohet se bëri fotografi në një rajon të shkretë, vitin e kaluar.

Exploruesi Benjamin Briere, 35 vjeç, u arrestua në Iran majin e kaluar dhe u akuzua për hedhjen në fluturim të një droni në një zonë të ndaluar nga ushtria.

Po aq sa për spiunazh, ai ishte të mërkurën – në përvjetorin e arrestimit të tij të parë – i akuzuar nga një gjykatë në Mashhad të Iranit, për “propagandë kundër sistemit” në lidhje me disa pastime në mediat sociale që vinin në dyshim ligjet e detyrueshme të Iranit për gratë, tha avokati Saeid Dehghan.

Avokati Dehghan shtoi se dy akuza të tjera kundër klientit të tij – si “alkoolizmi” dhe “përhapje të korrupsioni që kërcënon mirëqënien sociale dhe politike”, e fundit prej të cilave është një nga veprat më të rënda në Kodin Penal islamik të Iranit dhe që mund të mbartë dënimin me vdekje – ishtë hequr.

Familja e tronditur i bën thirrje Macron të ndërhyjë

Briere është mbajtur në Burgun Qendror Vakilabad në Mashhad për 12 muajt e fundit. Të mërkurën, motra e tij Blandine Briere botoi një letër të hapur  drejtuar presidentit francez Emmanuel Macron, duke i kërkuar qeverisë të ndërhynte.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top