Tre arrestime kanë ndodhur orët e fundit në Tiranë, ndër to edhe një vajze 20-vjeçare.

Komisariati Nr.4 arrestoi një 32-vjeçar me iniciale M.P, pasi në rrugën “Qemal Stefa” ka vjedhur motorrin në përdorim nga J. A. Grabitësit iu gjet edhe motorri që vodhi.
Po ashtu, u arrestua F.B, 60 vjeçar, që drejtonte makinën i dehur dhe u përfshi në një aksident ku fatmirësisht pati vetëm dëme materiale.
I treti person që u arrestua ishte një vajzë 20 vjeçe, A.M, e cila drejtonte një “Porsche” në Tiranë, por në rrugë e sipër ka përplasur qytetarin A. M. Ky i fundit ka përfunduar në spital nën kujdesin e mjekëve dhe nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
