Kronikë

Tre shqiptarë në papafingo: Si u zbuluan ‘mjeshtrat’ e shpërndarjes së drogës në Alba

Alba, Cuneo – Tre shtetas shqiptarë të moshës nga 25 deri në 50 vjeç ndodhen në burg, të monitoruar prej ditësh, pasi dyshohet se kishin ngritur në një papafingo një aktivitet shpërndarjeje droge në lulëzim.

Brenda kishte një laborator të vërtetë për prerjen dhe paketimin e lëndës narkotike

Mbrëmjen e së shtunës që kaloi, më 12 mars, karabinierët e Compagnia di Alba arrestuan tre burra, të gjithë shtetas shqiptarë të moshës nga 25 deri në 50 vjeç, të vëzhguar prej disa ditësh, pasi dyshohej se kishin ngritur një biznes droge të sukseshëm, sipas informacioneve të dhëna nga disa banorë.

Falë shërbimeve të vëzhgimit të kryera nga policia, u bë e mundur të zbulohej se tre burrat i ftonin klientët e tyre në afërsi të ndërtesës ku, në një papafingo, kishin ngritur bazën e tyre dhe kryenin shkëmbimet ku këta, pasi paguanin dozën, largoheshin pa ngjallur dyshime.

Pasi vëzhguan shkëmbimet për disa ditë dhe kontrolluan klientë të ndryshëm, më pas kanë ndërhyrë karabinierët, duke ndaluar fillimisht të riun përgjegjës për shitjen e lëndës narkotike dhe pak më pas, pas kontrollit të kryer brenda në papafingo, dy të tjerët të pranishëm në banesë.

Me të parë karabinierët, këta të fundit tentuan të shpëtonin duke detyruar ushtarakët të hynin me forcë në shtëpi, ku u zbulua një laborator i vërtetë për prerjen dhe paketimin e drogës.

Në veçanti, u gjetën dhe iu sekuestruan 5300 euro cash, të cilësuara si të ardhura të veprimtarisë së tregtimit, doza të shumta kokaine të paketuara gati për përdorim, telefona celularë dhe material për paketimin e drogës.

Pas konfirmimit të arrestit, Prokuroria Publike pranë Gjykatës së Astit ka marrë masa që të tre të shoqërohen në burg me akuzën e bashkëpunimit në tregtinë e drogës, rezistencës ndaj një zyrtari publik dhe ndihmës.

Si rezultat i hetimeve të kryera nga ushtarakët e Albese, rezultoi gjithashtu se më i madhi nga të tre kishte emra të ndryshëm për mbulim, me të cilët ishte denoncuar më parë për vjedhje dhe grabitje në zona të tjera të Italisë, për të cilat qe dënuar nga Gjykata e Ancona dhe që tani do të duhet ta vuajë në burgun e Astit.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top