Bota

Tre kryeministra europianë do të shkojnë sot në Kiev, do të takohen me Zelensky

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki (me ish-kryeministrin Jaroslaw Kaczyński), kryeministri çek Petr Fiala dhe kryeministri slloveni Janez Janša do të udhëtojnë sot drejt Kievit për të takuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.  

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri çek përmes një postimi në rrjete sociale.

‘ “Vizita është organizuar në konsultim me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel dhe Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen”, thuhet në deklaratë.

”Qëllimi i vizitës është të konfirmojë mbështetjen e qartë të Bashkimit Evropian në tërësi për sovranitetin kombëtar dhe pavarësinë e Ukrainës. Qëllimi i kësaj vizite është gjithashtu të paraqesë një paketë të gjerë mbështetjeje për Ukrainën dhe ukrainasit”, shkruan kryeministri çek në postimin e tij. 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top