Kronikë

Transportonte armë dhe kanabis në bashkëpunim me shqiptarët, arrestohet greku

Ditën e djeshme në Igumenicë, është arrestuar një grek i cili transportonte drogë dhe armë të cilët i kishte marrë nga bashkëpunëtorët e tij shqiptarë sipas mediave greke.

I riu grek u arrestua nga oficërët e policisë në Igumenicë dhe nga DI.AS që kishin vendosur një bllokadë në zonën Sagiada.

Sapo i riu pa policët ai i dha gazit motorit duke u përpjekur të shpëtonte me manovra të rrezikshme, si rezultat i së cilës filloi dhe ndjekja.

Por  teksa përpiqej të largohej motoristi u përplas me një makinë në rrugën e re bregdetare të Igumenicës ku më pas u ndalua dhe u arrestua.

Në çantën që mbante me vete u gjetën tetë pako me kërp të papërpunuar me peshë tetë kilogram dhe një pistoletë Tokarev me shtatë gëzhoja që do ti transportonte në Athinë.

Gjatë kontrollit u zbulua se ai nuk kishte as patentë shoferi.

Mbi të riun grek rëndojnë shumë akuza si import, transport të trafikut të drogës, shkelje të ligjit për armë, shkelje të Kodit Rrugor dhe mosbindje.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top